Tritan Shehu: Rama, demagogji me koncesionet

Nga Tritan Shehu* –

Demagogji e z.Rama dje mbi praktikat e “partneritetit publik-privat” ne shendetesi.

Ne lidhje me kete desheroj te theksoj se per ne partneriteti publik-privat dhe roli i privatit ne shendetesi nuk eshte nje herezi, perkundrazi ESHTE SHUME I RENDESISHEM.

Swiss Digital Desktop Reklama

E keqja eshte kur kjo praktike sic perdoret dy vitet e fundit, implementohet e deformuar, pa rentabilitetin klinik per shumat gjigande te buxhetit, e pa praktikuar ne nje forme te tille edhe ne vende me te ardhura te medha per shendetesine, me mungesen e profesionalizmit nga operatoret qe e implementojne etj, si psh eshte Chek up-i.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi qendron kur konceptet mbi te cilat jane ndertuar keto projekte jane teknikisht te gabuara  e te pa realizueshme,  si jane Chek Up-i e ai per sterilizimin dhe materialet e konsumit.

Per te mos folur ketu per anashkalimin qe ju be spitaleve, centralizimin absolut te procedurave, krijimin e monopoleve nga dhenia e tyre nje operatori te vetem privat per te gjithe vendin.

NE LIDHJE ME CHEK UP- in, Kryeministri permendi gjysmen e shifres se prashikuar, reth 60 milion $ kur shifra tavan eshte 120 $ milion me gjithe TVSh ne 10 vite, per reth 940 mije raste ne vit.

Shuma prej 60 milion e paguar eshte shifra  e kalkuluar per 470 mije raste, por e detyrueshme per tju paguar kompanise edhe sikur nje pacient i vetem te paraqitetet.

Ne 2015-ten numri i te kontrolluareve ishte shume me i vogel se 470 mije, pagesa ishte e plote.

POR E KEQJA NUK KA FUND: Qeveria eshte e vendosur te vazhdoje  me keto praktika krejt te gabuara edhe per te gjithe laboratoret e imazherite e spitaleve tona.

Pervec te tjerave kjo do te shkaktoje dhe THERMIMIN E SHKATERRIMIN E UNITETIT TE SPITALIT.

KEQ  E MOS ME KEQ do shkoje keshtu “SHENDETESIA FALAS”, por ne realitet e paguar shume shtrenjte nga qytetaret per tu…. fundosur me thelle ne “KENETE”!

*Postim i autorit në Facebook

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?