Tritan Shehu: Rama konfuz kur flet për shëndetësi falas

Ish-kreu i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar takimin e Kryeministrit Rama me Drejtoren e Zyrës Rajonale të OBSH, duke thënë se takimi mbeti një “lojë fjalësh”.

Në një postim në facebook, kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, ka pohuar se mbështetja e OBSH për Shqipërinë nuk ka ndodhur në këto tre vite por ka filluar shumë më herët dhe është e rëndësishme për PD. “Sipas raportimeve të OBSH, Shqipëria ka realizuar mbulimin universal baza vite më parë, konkretisht 97% e popullsisë jo tashmë”,- është shprehur Shehu.

Ai ka akuzuar Kryeministrin se spekulon kur deklaron që sot është realizuar “mbulimi universal”, dhe sipas ish-kreut të PD-së, këto janë gënjeshtra siç ndodhi me “shëndetësi falas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë dy gjëra krejt të ndryshme: Ndoshta ai deshtë të thoshte  “Sistem Universal”por dhe ky nuk është shëndetësi falas, gjë që mund ta gjesh veç në dogmat komuniste. Është krejt konfuz kur flet njëkohësisht edhe për “shëndetësi falas”, që ka vetëm një burim financimi-buxhetin, edhe për domosdoshmëri të financimeve alternative, që është tjetër gjë”,- deklaroi Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Shehu nënvizon se nëse Kryeministri do të kishte lexuar analizën e para tre ditëve, të institucioneve ndërkombëtare, që e vendosnin Shqipërinë në vendin me shëndetësi më të nën financuar në Europë, nuk do të flisni siç foli sot, tha më tej Tritan Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?