Tritan Shehu: Rilindja po provokon rëndë në Shkodër

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson i povokim të rëndë thirrje e mbledhjes së këshillit të ri bashkiak nga PS në Shkodër. Në një postimin në Facebook, Shehu shprehet se kjo është një aventurë e rrezikshme për Shkodrën dhe gjithë vendin.
Postimi i plotë i Shehut në Facebook:
Dokumenti i shpallur nga Prefetkti I Shkodres per mbledhjen e “Keshillit Bashkiak”, rendi i dites se percaktuar aty, skenari i parashikuar, si dhe vendi i mbledhjes, jane provokacione te rrezikeshme, ne kundershtim dhe me ate “ligj”, qe ”polli” 30 Qershorin, duke thelluar grushtin e shtetit.
Se pari ky ”Keshill Bashkiak” nuk mund te shpalle vlefshmeri te mandatit te ”Kryetarit”, sepse sipas ligjit ai per kete duhet te beje betimin ne ate mbledhje, e pa mundur kjo edhe per vete papajtueshmerine e tij me ligjin e dekriminalizimit, gje per te cilen u dorehoq.
Se dyti per pasoje nuk mund te emerohen as zv. Kryetaret e Bashkise, sepse askush tjeter pervese Kryetarit mbas betimit mund ta beje nje akt te tille.
Se treti vete ky “Keshill Bashkiak” eshte nul edhe per faktin se ai 100% i perket nje “kryetari” te pa ligjeshem, qofte per ate proces farse.
Se katerti Universiteti eshte nje institucion i pavarur jo politik, ne ambjentet e te cilit nuk mund te zhvillohen mbledhje te tilla, vecanerisht ne gjendjen aktuale.
Se pesti vete 30 Qershori ishte nje farse antikushtetuese, nje grusht shteti, qe jo vetem Shkodra i dha pergjigjen, por dhe ku morri me zhvillimet e fundit aspekte te tjera te renda, te pa pajtueshme me ate realitet tejet te nderuar.
Se gjashti jemi qartesisht brenda nje skandali te madh ligjor, politik e moral, qe “shpallja” e Prefektit vetem e agravon.
Ne keto kushte thellimi i te tilla aventurave nga Rilindja paraqet rrezikeshmeri te larte jo vetem per Shkodren, por edhe per te gjithe vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?