Tritan Shehu: Shkëmbimi i territoreve, përpjekje konspirative me aneks “Shengenin Ballkanik”!

Nga Tritan Shehu

“Shkëmbimi i territoreve”, një përpjekje konspirative me aneks “Shengenin Ballkanik”!
Tashmë qe ekzistenca e një tentative të tillë u qartësua, dikush prej shqipfolësve mbështetës duhet të shpjegojë…
Beogradi e ka bërë prej shumë vitesh këtë, Vuçiç pa dyshim është autor e gjenerues kryesor i saj dhe kjo është e kuptueshme.
Bolton, një nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës i dha hapësire duke e ngritur në opsion, por kjo nuk mund të arrihej pa artikulimin në shqip.
Shqipfolës në Prishtinë u bënë megafoni i parë publik i saj duke krijuar një konfuzion të rrezikshëm ne Washington e Bruksel.
“Tirana” bëri sikur heshti, në fakt duartrokiti nën tavolinë për të prezantuar mbas pak në gjuhën shqipe këtu, Nish e Shkup një aneks të “Shkëmbimit të territoreve”, “Shengenin ballkanik” përsëri të përgatitur nga Vuçiç, duke vënë kështu nëe pozitë të vështirëe edhe miqtë tanë më të mirë.
Sot heshtin, belbëzojnë, pikërisht tashmë kjo nuk duhet lejuar, dikush duhet tëe shpjegojë edhe në shqip, këtë e kërkon opinioni, demokracia, transparenca, megjithëse kjo e fundit tashmë pothuajse është bërë.

SHKARKO APP