Tritan Shehu: Shqipëria barazon Kinën për numrin e të infektuarve me COVID-19
Ish-ministri Tritan Shehu shprehet se numri i të infektuarve me koroanvirus në Shqipëri, sot është në të njëjtat nivele me atë që ka Kina.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
“Shqipëria sot barazon me Kinën, me nga 57 raste te reja Covid secila!
Po po, është e vërtetë, ne 24 orët e fundit jemi me te njëjtin numër rastesh te reja me Kinën.
Por me disa ndryshime:
—Kina me 1,5 miliard banore shqetesohet shume nga ky numer dhe vepron me energji ne planin epidemiologjik.
Shqipëria me 2,8 milion banore….”gjumë” ose vetëm propagande!
—Kina njofton se te gjithe personelit mjekësor e qytetareve me temperature po u behen apo do tu behen testet virusale, imunologjike etj speciale, pra dhjetra milione te tille.
Shqiperia ul me 5-6 here numrin e testimeve ne Tirane ku jane vatrat kryesore, per te aritur ne nivelin me te ulet te tyre sot, 32 virologjike e 3 imunologjike ne 24 ore me nje pozitivitet te frikshem afer 50%. Nderkaq nuk ipet asnje e dhene per numrin e testimeve, llojin e rezultatet e tyre ne QSUT e senatorium, se per institucionet e tjera shendetesore e kujdesin paresor as qe behet fjale.
—Kina mobilizon te gjithe kapacitet laboratorike te vendit per te realizuar numra te tilla testimesh.
Shqiperia vazhdon te mos lejoje ne menyren me antishkencore laboratoret e vendit qe te realizojne egzaminimet perkatese, duke vazhduar me menyrat konspirative vetem ne IShP per virologjiket e ne QSUT per imunologjiket, edhe kjo pa asnje transparence per licensimin, vendet qe i perdorin apo i kane refuzuar keto te fundit.
Une mendoja se per shume aresye kjo Rilindje do te ecte se paku ne gjurmet e Kines, por dhe kjo nuk qenka e thene…sic duket kane hyre ne fazen e luftes si dikur kunder Ten Siao Pin-t!”.
KOHA JONË SONDAZH

