Tritan Shehu: Shumë shpejt do kemi zgjedhje të vërteta
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit nga të cilat dolën kryebashkiakët e rinj, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu vazhdon të mos pajtohet me këtë ide.
Sipas tij, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të vërteta në vend.
STATUSI I PLOTË
Përmeti njeh për Kryetar vetëm Z.Niko Shupuli.
Dropulli njeh për Kryetar vetëm Z.Arqile Deçka.
Askush nuk mund t’i zëvendësojë këta njerëz të nderuar, drejtues të përkushtuar në postet e tyre të ligjshme nëpërmjet një farse elektorale, ku morrën pjesë veçse një grusht militantësh si dhe të tjerë të detyruar, të cilët patën kurajon t’i përgjigjen presionit me qindra fletë votimi të pa vlefshme.
Pa ligjshmëria, goditja e Kushtetutës, deformimi i demokracisë e ka “jetën” e shkurtër.
Shumë shpejt “uzurpuesit” do të detyrohen të braktisin në panik “karriket” e tyre të rrëmbyera.
Shumë shpejt zgjedhjet e vërteta do të kthejnë në shërbim të atyre komuniteteve me vlera të mëdha koshiencë e qytetarë, kulturë, respekti për ligjin e demokracinë, kryetarët e tyre të vërtetë të nderuar dhe të respektuar.