Tritan Shehu: Takimi Rama-Basha, nuk zbeh skandalet e PS

Për ish-kreun e PD-së, Tritan Shehu i cili është kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, takimi shumë i përfolur midis Kryeministrit Rama dhe opozitarit Basha, për të është një moment pozitiv për vetë politikën. Në një status në facebook, Shehu ka thënë se: Gjithmonë kam qenë e jam për dialog e kontakte politike, të çdo niveli”.

Për të ky takim sot mund të konsiderohet një normalitet e një praktikë e filozofisë së PD-së, tha Shehu, duke shtuar se takime me tension të lartë ka pasur në vitin 1997.  “PS-ja e viteve të fundit, është shmangur tryezave politike rreth çështjeve madhore, për t’i deleguar ato ekspertëve. Lidhur kjo me mungesë vullneti politik dhe përfshirje nga komplekset”,- ka deklaruar Shehu.

Edhe pse opozita duket disi kundër këtij takimi, për ish-kreun e PD-së ky takim që pritet të ndodhë në javën në vijim, nuk zbeh skandalet ku është përfshirë kampi i majtë. “Si i tillë, takimi as ka për qëllim të shpëtojë apo të lehtësojë qeverisjen nga dështimet evidente”, -ka pohuar më tej Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?