Tritan Shehu: Të sëmurët me COVID 19 arrijnë me komplikacione në spital, ja shkaku

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh ish-ministri Tritan Shehu, përmes një statusi në Facebook ka reaguar sërish lidhur me situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri, duke ngritur alarmin për mënyrën se si po identifikohen dhe trajtohen të sëmurët.

Statusi i plote

Te semuret arrijne te komplikuar ne spital; shkak testimet e pakta e mjeku i familjes i paralizuar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht jemi para nje fenomeni alarmues, ne spitalin infektiv ka rene numri i te semureve qe shtrohen aty, por eshte renduar gjendja e atyre ne arritje prej:

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Numrit te vogel te testimeve qe identifikon rastet e prekura me vonese.

2-Paralizes ne te cilen ndodhet mjeku i familjes, nderkohe qe 127 nuk mund te perballoje te gjithe Republiken, duke pasur tendence keshtu te mbaje te semuret ne shtepi, me disa keshillime te pergjitheshme telefonike per dite te tera.

Te tilla probleme te mungeses se nje strategjie rrezikojne shendetin e pacienteve e nuk mund te “kompensohen” me Kodin penal, por me nje strategji shendetesore e organizative aktive:

—Rol thelbesor mjekut te familjes, i mbrojtur, instruktuar e pajisur mire ky.

—Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim se bashku me testim te gjere imunologjik e me tej fillim lehtesimi te karantines mbi te dhena objektive.

Kete qartesisht rekomandon OBSh si dhe po realizojne vendet e zhvilluara, ndersa ne qendrojme ne parametrat e vendeve te Afrikes Qendrore!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?