Tritan Shehu: Të shpëtohen institucionet shëndetësore, kështu shpëtojmë edhe qytetarët!

Ish-mininistri i Shëndetësisë Tritan Shehu bën apel që të shpëtohen institucionet shëndetësore në vend, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar qytetarët në këtë përhapje të frikshme të koronavirusit në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.

Apeli i Tritan Shehut

Të shpëtohen institucionet shëndetësore, kështu shpëtojmë edhe qytetarët!

Ndërsa Qeveria e mbërthyer në amulli e ide të rrezikeshme, bllokon transportin publik, pa qenë e aftë të lexojë as dy karakteristikat që persistojnë nga ato pak të dhëna zyrtare:

—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shëndetësore në krizë.

—Rritja e rasteve e vatrave të reja në vend, të lidhura dukshëm me ato.

Kjo gjendje imponon ndërhyrje urgjente tek sistemi spitalor e parësor e me ata bashkë në të gjithë territorin e vendit:

1- Testim virusal e imunologjik të të gjithë personelit shëndetësor.

2-Testim i tillë i të gjithë pacientëve të shtruar në spitalet tona.

3- Testim i plotë i çdo qytetari me temperaturë mbi 37,5 në bazë të rekomandimit të mjekut të familjes.

4-Shtrimet e reja spitalore të kalojnë në një “filtër” egzaminimi, testimi e izolimi për disa orë (rezultatet dalin në 2-3 orë) jashtë godinës së spitalit.

5-Të pajiset i gjithë personeli spitalor e parësor çdo ditë me maskat e përshtateshme, bluzat një përdorimeshme, etj,.

6-Çdo pacienti a qytetari që do të ketë kontakt me kujdesin parësor e atë spitalor t’i matet temperatura e të pajiset me maskë në hyrje.

7- Të organizohet lëvizja e një drejtimeshme në ato institucione për të evituar kontaktet e padëshirueshme.

Të domosdoshme këto për ta vëne në eficience sistemin shëndetësor, pikërisht në shërbim e funksion të qytetarëve në tërësi, ndryshe….

SHKARKO APP