Tritoli te Duka, reagon Veliaj: Ai është kundërshtari, jo armiku im. Autori para drejtësisë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës.
Veliaj thotë se ai është kundërshtari dhe jo armiku i tij. Për të institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën teksa i bëri thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë ngjarjen dhe të vendosin para drejtësisë autorët.
“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme.
I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret i zotërisë, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik.
Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë, në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, tha per MCN