Triumfoi në Rusi, Presidenti pret artisten 18-vjeçare: T’iu ofrojmë kushte, që të mos ikin

Pas fitores së madhe në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019” në Rusi, artistja shqiptare Inis Neziri është pritur në Presidencë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi 18-vjeçaren dhe dha mbështetjen e tij për talentin shqiptar, ku edhe bëri thirrje që të tillë talente të rinjsh si Inisi, duhet mbështetur nga shteti pasi në këtë mënyrë tha Presidenti, këta të rinj nuk do të ikin nga vendi dhe të kërkojnë azil.

”Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit”.

Kreu i Shtetit gjithmonë ka treguar mbështetje për të gjithë shqiptarët që tregojnë vlera dhe përfaqësojnë vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë

Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”. Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.
E falenderova Inisin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë.

SHKARKO APP