Tronditëse! 3 vrasje me thikë brenda ditës, në Shijak dhe Elbasan

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05. Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës 65 vjeçari Fiqiri Çalliku.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan. Rreth orës 22:10 u bë me dije nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë. Dyshohet se Runaj kishte lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër vrasje është regjistruar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta. Po ashtu ka dyshime se Lamçe, me precedent, është i dyshuar për disa vrasje me pagesë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?