Tronditet Britania, vdes deputeti. Një 25-vjeçar e goditi me thikë në kishë
Një ngjarje kriminale është shënuar në Britaninë e Madhe, aty ku deputeti konservator Sir David Amess është goditur disa herë me thikë nga një person.
69-vjeçari u sulmua në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mbijetuar, edhe pse fillimisht u tha se ndodhet në operacion. Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe ”BBC News”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05 të ditës së sotme dhe policia tregon se ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili del të jetë një 25-vjeçar.
Sir David është deputet veteran, pasi ka qenë deputet që nga viti 1983, por kurrë nuk mbajti një post ministror gjatë 38 viteve të tij në parlament.

KOHA JONË SONDAZH

