Trump: Do e gjejmë zgjidhjen për COVID19 shumë shpejt

Presidenti i SHBA, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë teksa shprehet se qeveria e tij po bën gjithçka për të mirën e qytetarëve në këtë kohë koronavirusi, ka njoftuar se ka miratuar disa mjekime të reja.
Trump thotë se një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate kundër virusit vdekreprurës COVID-19, ndërsa ka shorehur besimin se këto mjekime do japin rezultate pozitive.
“Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është sukses. Tashmë kemi disa opzione mjekimesh për COVID-19. Do të mblidhen të dhëna për mjekime që funksionojnë. Një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate. Do bëjmë të mundur përdorimin e menjëhershëm të mjekimit dhe sigurisht që në të ardhmen do punojmë për një vaksinë”, tha Trump.
KOHA JONË SONDAZH

