Trump kërcënon Rusinë: Koha për marrëveshje! Jo më jetë të humbura

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se Rusia do përballet me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh” nëse Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.Trump nisi duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, dhe më pas lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë.

Ai shkruan: “VETËM DO TË PËRKËSOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe nëse nuk e bëjmë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Është koha për të BËRË NJË MARRËVESHJE. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË”.

Rusia është tashmë vendi më i sanksionuar në botë dhe ka shumë pak entitete apo sektorë kyç që nuk janë tashmë subjekt i kufizimeve të SHBA-së dhe Evropës. Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarako-industriale janë përshtatur dhe kanë zhvilluar zgjidhje për t’iu shmangur sanksioneve ekzistuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?