Trump parashikon shumë vdekje dhe paralajmëron amerikanët për “javën më të vështirë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët të përgatiten ende për “javën më të vështirë” të pandemisë nga koronavirusi, duke parashikuar një rritje të vdekjeve.

Në konferencën e tij të përditshme, Trump tha se “do të ketë vdekje” në një vlerësim të zymtë të ditëve në vazhdim.

Ai u përpoq të siguronte shtetet e goditura më keq, duke premtuar furnizime mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin.

Por, në dallim nga paralajmërimi i tij, zoti Trump sugjeroi lehtësimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për Pashkën.

“Ne duhet të hapim përsëri vendin tonë,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën. “Ne nuk duam ta bëjmë këtë për muaj, muaj dhe muaj.”

Thirrjet e Z. Trump për të relaksuar kufizimet ndaj jetës erdhën në ditën kur u konfirmuan si të infektuar nga koronavirusi mbi 300 mijë amerikanë, numri më i lartë në botë.

Ndërsa të Shtunën, kishte pothuajse 8,500 vdekje nga Covid-19 në SHBA., shumica në shtetin e Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit.

Të shtunën, shteti i New York regjistroi 630 vdekje më shumë nga koronavirusi, një tjetër rekord ditor që e çon numrin total në 3.565. Shteti tani ka pothuajse po aq raste – mbi 113,000 – sa e gjithë Italia.

SHKARKO APP