Trump: Putini me sa duket është çmendur fare!
Duke folur me gazetarët në një aeroport në New Jersey përpara një fluturimi për në Uashington DC, Trump tha: “Nuk jam i kënaqur me Putinin. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të. Ai po vret shumë njerëz. Nuk jam i lumtur për këtë.”
Trump, i cili tha se gjithmonë ka shkuar mirë me Putinin , u tha gazetarëve se do të shqyrtonte më shumë sanksione kundër Moskës.
“Ai po lëshon raketa në qytete dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak“, tha ai.
Më vonë, në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan shkroi se ai “gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur fare!”
Trump kritikoi gjithashtu Volodymyr Zelensky-n, duke thënë se presidenti ukrainas “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”.
Ukraina tha se breshëria e sulmeve gjatë natës deri të dielën ishte sulmi më i madh ajror i luftës deri më tani, me 367 dronë dhe raketa të qëlluara nga forcat ruse.
Kjo ndodhi pavarësisht se Trump foli vazhdimisht për shanset e një marrëveshjeje paqeje. Ai madje foli me zotin Putin në telefon për dy orë javën e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

