Trump: Serbët popull i mrekullueshëm, dua të takohem me Vuçiç!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur dëshirën për tu takuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiç.
Gazeta serbe “Kurir” duke iu referuar një takimi të kreut të Shtëpisë së Bardhë me Ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara Djerdj Matkoviç, citon Trump të ketë thënë për serbët se janë popull i mrekullueshëm.
Kurir thotë se Trump është shprehur entuziast për popullaritetin e madh që gëzon në Serbi dhe se shpreson për një takim me kryeministrin serb Vuçiç.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

