Tryeza e reformës zgjedhore. Pranohet një nga propozimet e opozitës. Presidenti mund të…

Anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për një nga propozimet e opozitës.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për periudhën zgjedhore dhe afatet e propozuara janë 15 prill-15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor.

Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 prill-15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor”, ishte një nga tre propozimet më të cilat opozita u ul sot në tryezë për diskutime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë diskutimet janë duke vijuar për dy propozimet e tjera të opozitës sa i përket financimit të partive dhe kuotat gjinore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?