Tryeza për reformën, Rama: Një vit i humbur, por përgëzoj rikthimin e arsyeshëm të opozitës

Tryeza për reformën zgjedhore tashmë e zhvendosur me “bekimin” e ndërkombëtarëve jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike, ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Rama thekson se përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore.
Në këtë kontekst, kreu i Qeverisë shpreh gadishmërinë e tij dhe të mazhorancës që ai drejton se kjo reformë do të integrojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shprehet Rama.