Tsipras i telefonon Merkel: Keqardhje që na quani ‘kalë Troje’

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras zhvilloi sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe të dobishme për Athinën dhe Evropën.

Sipas një burimi qeveritar, Tsipras shprehu keqardhje që Gjermania kishte përdorur termin "kalë i Trojës” për cilësimin e kërkesës për shtyrjen e ndihmës ndërkombëtare, nënshkruar nga Athina, gjë që nuk ndihmon diskutimet në zonën euro.

"Sipas qëndrimit gjerman, kërkesa greke nuk është e qartë se ajo përbën më tepër një 'kalë Troje' që parashikon një marrëveshje-urë dhe t’i japë fund programit aktual të ndihmës për vendin”, deklaroi burimi, duke shtuar se "Berlini po ndjek një linjë më të ashpër se ajo e shprehur në takimin e ministrave të Financave të zonës euro më 16 shkurt".

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?