“Tubim madhështor”, Brahimllari: Rama i frikësuar nga Reforma në Drejtësi, shkatërroi shtetin e së drejtës
Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari foli në studion e lajmeve të RTV ORA, duke komentuar tubimin e mbajtur të Presidentit në 2 mars. Brahimllari e quajti pjesëmarrjen qytetare të jashtëzakonshme, ndërsa se para se të shkohej te ky tubim, janë ezauruar disa faza të shkatërrimit të shtetit. Brahimllari tha se Presidenti ka bërë gjithçka për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.
“Përpara se të shkonim në një manifestim që ishte madhështor i thirrur nga Presidenti, janë ezauruar disa faza për të shkatërruar shetin e të drejtës. Është tentuar të kapet Gjykata Kushtetuese, ajo do shqyrtonte zgjedhjet e 30 qershorit, marrëveshjen e detit, konçensionet. Në këto kushte Presidenti thirri një manifestim dhe ato iu përgjigjën pozitivisht. Sa i përket shpërndarjes së parlamentit. Ne kemi kaluar disa faza: nuk funksionon shteti i së drejtës, parlamenti është ilegjitim. E përcakton Kushtetuta: parlamenti përbëhet nga 140 deputetë. Për maxhorancën është gjithçka funksionale, por i kanë hequr të drejtën Presidentit të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kur e thotë qartë Kushtetuta se ku betohet anëtari i kushtetuese. Presidenti i ka ezauruar të gjitha nismat e tij. Ka dy vite që i drejtohet mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese. E ka bërë të qartë kapjen e shtetit nga një shtet monist. Ne nuk mund të vazhdojmë më pa një Gjykatë Kushtetuese. Si mund të funksionojë një vend pa Gjykatën Kushtetuese”, tha Braimllari.
A frikësohet Meta nga Reforma në Drejtësi?
Ndërkohë, Endrit Brahimllari shtoi se Presidenti nuk trembet nga Reforma në Drejtësi, pasi sipas tij është Rama ai që e ka frikë atë. Këtë pohim, Brahimllari e argumentoi me faktin që dosja e përgjimit për vjedhjen e votave në Dibër, ajo 184, u transferua në Dibër ndërkohë që duhet të hetohej nga SPAK. Endrit Brahimllari u shpreh se Edi Rama ka shkatërruar shtetin e së drejtës dhe Reformën në Drejtësi, që me zgjedhjen ilegjitime me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkhohshëm, Arta Marku.
“Nuk mendoj që Presidenti i Republikës i druhet ndonjë institucioni në vend. Është i vetmi institucion legjitim në vend. Të tjerat janë kapur nga Rama. Është në detyrën e tij për të mbrojtur vendin nga kapja e një qeverie moniste. Ishte ky President që loboi që Reforma në Drejtësi të kalonte me 140 vota. Nga Reforma në Drejtësi ka frikë Edi Rama. Dosja 184 shkoi në Dibër ndërkohë që duhet të ishte objekt i SPAK. Edi Rama e interpretoi Kushtetutën sipas dëshirës së tij. Nëse do kishte ndodhur ndryshe sot do kishin filluar punë institucionet e Reformës në Drejtësi. Edi Rama zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota. E mbani mend se si Ulsi Manja kur u zgjodh Arta Marku se si lobonte që kjo prokurore të kalonte në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ishte objekt i hetimit të dosjes 184. Edi Rama e shkatërroi Reformën në Drejtësi për ta kapur. Këtu nuk ka asnjë politikan të ndëshkuar. Kemi përfaqësues të qeverisë që shkelin ligjet hapur. Sot të gjitha institucionet kanë rënë. Qytetarët e konfirmuan dje me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të përmasave të papara ndonjëherë në këtë vend. Kushtetuta e vendi duhet të jetë e pa kapur”, u shpreh Endrit Braimllari.
Bashkëpunimi për reformën detyrim për integrimin
I pyetur nëse ka një tension të situatës, ndërkohë që Presidenti artikulon shpërndarjen e Parlamentit, opozita punon me mazhorancën për Reformën Zgjedhore, Brahimllari u shpreh se:
“Nuk ka asnjë situatë tensionimi. Sot Kushtetuta të jetë e paprekur. Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj për Reformën Zgjedhore, që erdhi për shkak të mos çeljes së negociatave. Duam të jemi korrekt përballë qytetarëve dhe partnerëve. Në këto kushte, opozita ka marrë përgjegjësitë e saj. Tani është detyra e mazhorancës të çojë përpara procesin e integrimit. Bundestagu kërkon dënimin e vjedhësve të votave. Edi Rama e ka bërë publike thirrjen e tij për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë. Prokuroria e mbyll dosjen e Edi Ramës me argumentin se kërkoi falje. Opozita ka draftin e saj, i ka bërë publike në tryezën e Këshillit Politik. Në momentin që avancon Reforma Zgjedhore, Edi Rama godet institucionet me një ligj që është anti-kushtetues. Edi Rama kërkon kapjen e Gjykatës Kushtetuese duke shkatërruar Kushtetutën. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Angazhimi në tryezën për reformën zgjedhore është detyrim. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama e ka humbur legjitimitetin për të drejtuar qeverinë vendit. Ai ka kaluar në ekstrem për shkatërrimin e çdo gjëje”, theksoi Endrit Braimllari.
Mazhoranca përgjegjëse nëse Reforma Zgjedhore nuk mbyllet në 15 mars
Në fund, ai komentoi edhe propozimet që opozita ka bërë për Reformën Zgjedhore. Brahimllari tha se qëllimi kryesor i opozitës është të garantojë votën e qytetarëve. Ai përmendi disa nga propozimet e bëra nga opozita për këtë reformë, ndërsa tha se nëse ajo nuk mbyllet deri në 15 mars, përgjegjësia është e gjitha e mazhorancës.
“Opozita i ka dhënë alternativat e saj. Ne kemi pasur program. Në 2017 Edi Rama doli me tepsi. Thelbi kryesor në vend është kthimi i ligjshmërisë në vend. Sot nuk funksionon asnjë institucion i drejtësisë. Do kemi një parlament nga vota e qytetarëve. Edi Rama kërkon ta shkatërrojë dhe këtë dakordësi që mund të ketë Reforma Zgjedhore. Edi Rama provokoi opozitën që kur nisi ajo, pasi vuri në krye të saj personin që del në përgjimet e dosjes 184. Nëse do kishim Kryeministër të përgjegjshëm do e kishim Reformën Zgjedhore që në dhjetor. Ne duam të garantojmë votën e qytetarëve, të mos intimidojmë qytetarët për interesa të Partisë Socialiste. Që administrata të mos përfshihet në fushatë. Që Policia e Shtetit të jetë larg procesit zgjedhor. Të ketë transparencë për fondet. Jemi për ti dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Çdo përgjegjësi për tejkalimin afatit të vendosur është përgjegjësi e maxhorancës. Damian Gjiknuri dhe Edi Rama nuk e duan Reformën Zgjedhore, sepse duan të përfshijnë në zgjedhje paratë e konçensioneve, të tenderave”, deklaroi Endrit Braimllari.