Tufa në azil, Rama: Kudo ka njerëz të çmendur por nuk ka konspiracion komunist

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ”Java” në RTSH, foli ndër të tjera edhe për largimin e Agron Tufës drejt Zvicrës si azilant pas kërcënimeve. Rama tha se ikja e shqiptarëve në azil është bërë modë dhe kjo gjë duhet ndalur. ”Është bërë modë kjo ikja e shqiptarëve dhe kërkojnë azil në vende të ndryshme të botës. Ka arrit puna që edhe një kameraman dasmash nga një zonë diku në periferi kërkoi azil në Francë si viktimë e lirisë së shprehjes”.
Ai tha se në çdo vend ka njerëz të çmendur që kërcëjnë me telefona, por për të nuk ka konspiracion komunist kundër Agron Tufës. ”Në çdo vend ka të çmèndur, në çdo vend ka njërëz që kërcènojnë me telefona. Nuk mund të themi se ka një konspiracion komunist kundër Agronit. Unë them se lufta nuk mund të shihet me sytë e politikës dje dhe as me sytë e politikës sot. Mua më bën tradhtar se ndërova Mit’had Frashëri. Komunsitët e bën luftën dhe e fituan luftën, por pas luftës iu futën në të drejtë gjithë të tjerëve”.
Shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, u kërcënua me vdekje nga një mesazh në facebook. Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban.