Tulant Balla- Berishës: Ty s’të vjen djali në shtëpi, unë shkoj çdo natë e takoj nënën e babain

Taulant Balla është përplasur ashpër sot në Kuvend me Sali Berishën.

Balla e ka akuzuar atë se është nxitës i krimit në vend.

Berisha nga ana tjetër e ka akuzuar Ballën se është i përfshirë në trafik droge dhe në përdhunim.

Madje, Berisha tha se do nxjerrë edhe emrin se kë ka përdhunuar Balla.

Balla: Kam një apel për ty Sali Berisha, distancohu nga elementët kriminalë dhe terroristë, që u jep urdhëra me telefon.

Je ti që frymëzon elementët kriminalë. Këtë ma tha një miku im nga PD-ja.

Berisha: Një nga pjesëtarët e klanit Gjura që më sulmon mua, më nderon.

Taulant Balla është regjistruar se ka kaluar në sistemin TIMS Fatos Gjurën, që është një nga bandat më të rrezikshme në trafikun e drogës. Ti zotëri je dënuar shtatë herë nga gjykatat për shpifje.

Balla: Këtë radhë nuk përmende drogë dhe përdhunimin. Ti Sali ke një problem personalisht me mua. Kam fatin e keq që kam moshën e djalit tëndë. Tu vuan sindromin e babait që i biri nuk i doli siç e dëshironte. Por as unë, as Saimir Tahiri e askush tjetër nuk duam të vuajmë haraçet e sindromës tënde me tët bir. E kupton sa keq je? Unë shkoj çdo natë në shtëpi dhe takoj nënën dhe babain. Ti e vuan shumë faktin që s’të vjen djali në shtëpi.

Berisha: Përsa i përket djalit, je përballur disa herë në gjyq dhe ke humbur me të. Sa i përket përdhunimit, të jesh i sigurtë që do ta lexoj këtu në sallë një ditë. Janë disa rrethana për personin fatkeq, që nuk më kanë lejuar ta nxjerr emrin. Por nëse më shtyn do nxjerr deponimin që ka bërë viktima në polici.

SHKARKO APP