Tuneli i rrugës Delvinë-Kardhiq/ Rama: Finalizojmë lidhjen e një aksi strategjik (VIDEO)

Këtë të hënë do të nisë puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Kreu i qeverisë, Edi Rama në rubrikën e mëngjesit, përmes një videoje të shkurtër prezantuese ka bërë me dije se ka përfunduar loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masën 80%.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?