Turbulenca të frikshme në avionin e Hawaiian Airlines me 278 pasagjerë, 11 persona në gjendje kritike

Disa persona kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit me avion në linjën ajrore Hawaiian Airlines për shkak të turbulencave të shumta. Sipas BBC, 11 prej pasagjerëve janë në gjendje kritike për jetën. Një prej pasagjerëve është shprehur për median se turbulencat ishin shumë të forta, sa që i ngritën edhe nga sediljet e tyre.

20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë. Në bordin e Airbus A330-200 kishte 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Incidenti në Fluturimin HA35 ndodhi të dielën në mëngjes, pak para se avioni të zbriste në aeroportin ndërkombëtar Daniel K Inouye të Honolulus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?