Turi i diasporës për votat, Rama në Londër më 24 nëntor. Berisha takime online
Do të vijojë turi i Diasporës nga kryeministri Edi Rama, i cili do jetë në Londër më 24 nëntor. Takimi i fundit i Ramës me diasporën ishte me shqiptarët në Selanik të Greqisë, ku dha mesazhe të forta.
Nga ana tjetër edhe kreu i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime me qytetarët që jetojë jashtë kufijve. Berisha është në masën e sigurisë ”arrest me burg” dhe takimet do ti mbajë online.
Ish-kryeministri fton shqiptarët të bëhen pjesë e takimit i cili do të zhvillohet më 17 nëntor në adresën Walthamstow, Siddeley Road, London E17. Atje do t’i mirëpresë Floriana Garo, anëtare e Kryesisë, Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri, Kryetar i FRPD.