Turi i rikthimit në krye të PD/ Basha takon të rinjtë në Durrës: Ka plane për të zhdukur PD…

Edhe këtë të hënë ka vijuar ”Turi i rikthimit”. Nga Durrësi ku takoi të rinjtë, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha është zotuar se do të mbrojë Partinë Demokratike.

Duke mos e specifikuar se kujt i drejtohet, kundërshtarit të tij politik Edi Rama apo Sali Berisha, vetë Basha tha se PD-ja do të ringihet, paçka planeve që kanë për ta zhbërë këtë forcë politike.

“Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD, e kundërta do të ndodh se ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit, po e rigjejmë udhën falë rinisë”, tha Basha gjatë takimit me të rinjtë.

Edhe në këtë takim, ai përsëriti 3 pikat e programit të tij politik, që nis me Vettingun në politik, listat e hapura dhe kufizimi i pushtetit të kryeministrit deri në 2 mandate.

SHKARKO APP