Turi i takimeve, ministri Balla në Shkodër: Të goditen grupet kriminale dhe pastrimi i alpeve nga kanabisi

Me marrjen e detyrës, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla i di ku janë problemet. Ai ka nisur një tur takimesh, dhe e ka startuar në Shkodër.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Balla ka kërkuar të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike.

Ministri tha se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike. “Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?