Turi i takimeve të fundit si President, Meta takohet në Prishtinë me deputetin e Luginës së Preshevës
Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Kosovës, ku edhe do të qëndrojë për një vizitë dy-ditore në vizitën e fundit si President, ndërsa menjëherë është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin. Meta i ka shprehur deputetit të parlamentit serb, mbështetjen e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.
E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.
Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane”.