Turistët në Vermosh lëshojnë alarmin: Jemi bllokuar, kemi nevojë për ushqim

Trashësia e madhe e borës ka bllokuar 6 turistë në Vermosh. Ata janë bllokuar në mjetin e tyre ndërkohë që bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk kanë ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem.

Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar .

Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese, që të mund të ndihmojë në zhbllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?