Turizmi/Afrim Krasniqi: Rama po investon vetëm te fshati i gjyshes dhe projektet e oligarkëve
Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar projektet e qeverisë për investime në zonat bregdetare. Në një postim në Twitter, Krasniqi thotë se po kryhen punime vetëm më fshatin e gjyshes së kryeministrit dhe në projektet e oligarkëve, por jo në zona si Borshi.
“Turizmi prioritet? Po, thuhet. Bën share video restaurime dhe rrugë të reja në fshatrat e oligarkëve, të gjyshes, të miqve dhe klientëve. Pak kilometra më tej në Borshin e bukur ku votojnë kundër tij, 0 investime, 0 reklama, pa rrugë të shtruar dhe pa shëtitore. Kot nuk thonë, vota vlen!!”,- shkruan Krasniqi.
Turizmi prioritet? Po, thuhet. Ben share video restaurime & rruge te reja ne fshatrat e oligarkeve, te gjyshes, te miqve & klienteve. Pak km me tej ne Borshin e bukur ku votojne kunder tij, 0 investime, 0 reklama, pa rruge te shtruar dhe pa shetitore. Kot nuk thone, vota vlen!! pic.twitter.com/Ip0WVUAQnC
— Afrim Krasniqi (@a_krasniqi) August 20, 2020
KOHA JONË SONDAZH

