“Turp Saimir! Pse s’ke përgjuar Fevziun dhe Çim Pekën?”
Vazhdojnë debatet për listën e përgjimeve të publikuar nga Sali Berisha. Deputeti Erion Braçe ironizon deklaratat e Berishës për përgjimet dhe thotë se përse nuk është në listën e të përgjuarve nuk është edhe gazetari Blendi Fevziu, gazetari Çim Peka, apo deputeti Kokëdhima?
Komenti i plotë në Facebook i deputetit Braçe:
“PSE? PSE? Saimir Tahiri ka pergjuar Albina Deden! Edhe Esmeralda Shkjaun! Madje dhe Igli Totozanin!
Cim Peken se kishte pergjuar akoma!! Dhe ne fakt halli me i madh eshte i atyre qe nuk ka pergjuar;
Duhet te kete nje arsye perse nuk jane pergjuar, ska mundesi!!Te mos pergjosh sot Flamurin, Mozen apo Yllin eshte krim i madh!! Se harrova; Po Arbiolen perse nuk e ka pergjuar? Po Koco Kokedhimen?
Po si ka mundesi te mos pergjohet Fejziu njehere?! Te te vije rendeee Saimir!!”,- shkruan Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

