”Turp të futem në listat e mbyllura të PD”, Sula-Bylykbashit: Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor bie parimi i primareve

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili votoi kundër kodit të ri zgjedhor që u votua në Kuvend me 106 vota, se ndryshimet favorizojnë kryeministrin Edi Rama dhe dëmtojnë shumë opozitën. Po ashtu ai iu përgjigj edhe negociatorit të PD-së për ndryshimet në kod, Oerd Bykykbashi, sipas të cilit një pjesë e listës do të mbahet e mbyllur, për të ruajtur figurat politike të partisë.

”Dëgjova Bylybashin që tha se listat po i mbyllim për të ruajtur të mos futen njerëzit nga jashtë. Në këtë mënyrë bie parimi i primareve. Unë besoj që i bëri dëm opozitës ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Unë do detyroj pështyma deri sa të mbarojnë zgjedhjet, por kam frikë që e kanë parashikuar gabim. Unë edhe të më fusin në ato lista të mbyllur nuk e pranoj se më vjen turp”, tha Sula në ”TCH”.

Nga ana tjetër, ai ka dhënë edhe një shembull. ”Po marr shembull Elbasanin, 5 të parët do të futen direkt në Kuvend dhe pjesa poshtë, luftojnë maksimumi për 1 vend. Në 2021, Rama i la poshtë listës së sigurtë figurat e forta që të mblidhnin votat. E dha këtë mesazh edhe në Kongres. Vetëm për 35 mandate do të ketë garë. Në këtë mënyrë listat janë të mbyllura, jo të hapura. Partia mund të bëjë emërime, nga kryeministri deri te drejtorët, por jo të emërojë deputetët. Unë mund të marr 30 mijë vota dhe ato nuk vlejnë”.

SHKARKO APP