Turpërimi i Sali Berishës nga krijesa e tij politike!
Nga Daniel Muçaku-
Më në fund doli Lulzim Basha duke iu thënë demokratëve dhe sidomos amerikanëve se ka vendosur të largojë ish-liderin e PD-së Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.
Basha në një fjalim, ku pasi e lau dhe e fërkoi mirë e mirë ish-kryeministrin Berisha si një lider të madh, në fund i vuri flakën, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar.
Ish-kryeministri Berisha sa herë është pyetur nga mediat nëse do jetë deputet i pavarur, ai është përgjigjur prerë: Do të jem deputet dhe vetëm deputet i PD, në grupin parlamentar!
Ndërsa sonte Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Nuk dihet akoma se si do jetë reagimi i Sali Berishës, pasi ky zhvillim do të sjellë probleme në PD.
Bile reagime të forta.
Në vitin 2013 ia dorëzoi PD-në, Bashës dhe në vitin 2021, Luli e përjashton Berishën nga grupi parlamentar i partisë, të cilën themeloi e drejtoi në rrëzimin e komunizmit.
KOHA JONË SONDAZH

