Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare (FOTO)
40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobusë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.
“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.