Turqia do ndërtojë 500 shtëpi/Rama pret ministrin turk, Kurum: Projekti sipas traditave shqiptare

Kryeministri Edi Rama, priti mëngjesin e kësaj të shtune, ministrin turk Murat Kurum. Pjesë e diskutimeve ishte ndërtimi i 500 shtëpive që shteti turk ka ofruar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë firmosur projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri turk tha se ndërtimi i banesave do të bëhet sipas traditave shqiptare.

”Ju kam sjellë përshëndetjet e përzemërta të Erdogan. Ne i ndodhem sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjm edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve”.

https://arkiva.kohajone.com/rama-i-japim-zgjidhje-permbytjeve-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti/

SHKARKO APP