Turqia kërkon nga SHBA arrestimin e klerikut Fethullah Gülen
Turqia kërkon nga SHBA arrestimin e klerikut Fethullah Gülen për dhjetë akuza të ndryshme, përfshirë dhe përpjekjen për të përmbysur qeverinë.
Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit u ka dërguar një letër autoriteteve të SHBA-së ku kërkon arrestimin e klerikut Fethullah Gülen, i fajësuar nga qeveria turke për orkestrimin e grushtit të dështuar tl shtetit muajit të kaluar, njoftoi televizioni CNN Turk.
Ministria e Drejtësisë e Turqisë e përcolli tek autoritetet e SHBA-së këtë letër, në të cilën Gülen quhet si organizatori i puçit të dështuar të 15 korrikut dhe akuzohet për dhjetë akuza të ndryshme, përfshirë dhe përpjekjen për të përmbysur qeverinë.
KOHA JONË SONDAZH

