Turqia pret urdhëarrest për ish kapitenin e Kombëtares turke Hakan Sukur
Turqia pret urdhëarrest për ish kapitenin e ekipit kombëtar turk i cili ka luajtur dhe me FC Galatasaray Hakan Sukur.
Mediat turke shkruajnë se ai do të arrestohet së bashku me të atin Sermet Sukur.Prokuroria e Përgjithshme firmosi urdhërarrestin me burg dje duke e akuzuar Hakan Sukur se është pjesë e organizatës terroriste FETO, shkruan APA.
Forcvat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e futbollistit në Stamboll ndërsa ai aktualisht jeton në SHBA. Edhe banesa e të atit në Sakarya është kontrolluar dhe mësohet se gjatë kontrollit nuk është gjetur Sermet Sukur, i ati i futbollistit
KOHA JONË SONDAZH

