Tusha: Zhvillim dhe projekte për Lezhën

 

Kandidati i ASHE për bashkinë e Lezhës, pas një turi takimesh nëpër fshatra, ka startuar takimet në qytet. I shoqëruar nga deputetët Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka, Tushaj është ndalur në Lagjen Beselidhja, e ashtuquajtur zona e Bregut të Drinit.
Teksa shpalosi platformën e tij elektorale, për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të bashkisë së Lezhës, Tushaj, vlerësoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e atyre projekteve madhore që përvec një performance më të mirëdhe estetike per qytetin, po ndikojnë edhe në standartet e jetës së qytetarëve lezhjanë.
“Gjatë kësaj kohe të gjithë kemi parë se si Lezha po ndryshon e po zhvillohet çdo ditë. Pavarësisht se në këto 8 vite në Lezhë janë bërë investime madhore, përsëri pritshmëritë e qytetarëve nuk mund të realziohen tërësisht, kjo për faktin se në këto vite bashkia Lezhë ashtu si çdo njësi vendore ka patur një buxhet të reduktuar,-tha më tej Tushaj.
Banorët e kësaj zone, gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e mazhorancës kanë ngritur si shqetësim, përmbytjet e lagjeve të qytetit në raste reshjesh, si dhe lulishten e kthyer në një parking në zonën e Bregut të Drinit, që për fëmijët dhe të moshuarit përkthehet në kaos.
Lidhur me këto ceshtje, Tushaj tha se përmbytjet në qytet shpesh janë krijuar si pasoje e mungeses së energjisë dhe mosfunksionimit te pompave, ndërsa sa i takon lulishtes së kthyer në parking, kandidati i ASHE tha se nuk do ta lërë kundërshatrin e tij të përfitojë, pasi në vijim do të shihet se cila është më e rëndësishme apo funksionale, dhe mbi këtë edhe do të vendoset mbase një shnderrim i zonës.
Ndërkohë kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve, banorëve më të vjetër të qytetit të Lezhës edhe deputetët e zonës, duke e konsideruar kandidatin  e kësaj mazhorancë si alternativën më të mirë për qeverisjen e pushtetit vendor.  

 

SHKARKO APP