Tushaj: Do realizojmë ato investimeve që janë të nevojshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj zhvilloi një takim me banorët e lagjes së Spitalit në qytetin e Lezhës.
Tushaj, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga deputeti Arben Ndoka, u njoh me problematikat kryesore që banorët e kësaj zone kanë, teksa u premtoi realizimin e atyre investimeve të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës.
Duke iu drejtuar lezhjanëve, kandidati i së majtës u shpreh se kërkon votëbesimin e tyre për të vazhduar me projektet për transformimin e qytetit duke u bazuare dhe të eksperienca e krijuar deri më tani në Bashkinë e lezhës.
“Ne e kemi pasur mbështetjen e banorëve të lagjes së Spitalit pikërisht për të bërë këtë rrugëtim dhe unë besoj se e kemi të drejtën legjitime që të kërkojmë votëbesimin e banorëve të Lezhës. Falë kësaj eksperience të krijuar së bashkë, falë këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku me qytetarët lezhjanë, falë asaj që ne kemi arritur të realizojmë, falë ecurisë së zhvillimit të këtij transformimi rrënjësor që i kemi bërë qytetit, besoj se pas të gjitha këtyre kemi të drejtën morale që t’iu kërkojmë të gjithë banorëve, të gjithë votuesve të bashkisë së madhe të Lezhës, të ofrojmë një zhvillim ekonomik të garantuar për Bashkinë e madhe të Lezhës. Ne, të njohur me problematikat që banorët e kësaj zone kanë, premtojmë realizimin e atyre investimeve të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës”, deklaroi mes të tjerash gjatë këtij takimi kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj.
Nga ana tjetër banorët e lagjes së Spitalit i garantuan kandidatin e së majtës mbështetjen e tyre për zgjedhjet vendore te 21 qershorit.