TUSHAJ: MISIONI HUMAN I MJEKEVE KA NEVOJE PER MBESHTETJE
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj në takimin që kishte me bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Lezhës, theksoi se ky është një mission human që duhet respektuar e mbi të gjitha duhet vlerësuar.
Ai garantoi mbështetjen që ky institucion shëndetësor por edhe të tjera në mbarë territorin e Bashkisë së Madhe, do të kenë në vijimësi për krijimin e atyre infratsrukturave të nevojshme që ju vijnë në ndihmë cilësisht qytetarëve.
Sipas tij pushteti vendor megjithëse jo drejtpërdrejt, është i lidhur më shërbimin shëndetësor.
“Në vitin 2009 problem për bluzat e bardha dhe qytetarët e Lezhës ishte mungesa e infratsrukturës, e cila krijonte shumë pengesa në trafik. Ne realizuam një projekt që bën të mundur vajtjen e qytetarëve për më pak se 45 sekonda, nga qyteti në spitalin rajonal,- tha ndër të tjera Tushaj.
Ndërkohë Tushaj renditi një sërë projektesh që i kanë dhënë një tjetër hov zhvillimit të qytetit të Lezhës.
“Ne jemi Rruga e Duhur, sepse kemi ditur të implemetojmë ato projekte që iu vijnë në ndihmë qytetarëve. Sot kërkoj besimin tuaj duke iu garantuar se së bashku jemi në Drejtimin e Duhur, tha më tej Kandidati Tushaj.
Ndërkohë ka kërkuar mbështetjen e personelit shëndetësor të spitalit Rajonal të Lezhës, edhe Znj. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes. Sipas saj, misioni i bluzave të bardha është fisnik dhe i një rëndësie të vecantë, ashtu sic janë të rëndësishme edhe politikat që e vënë pacientin në qëndër të vëmendjes.
“Sistemi shëndetësor aktualisht lidhet pak me pushettin vendor, pasi është më tepër në varësi të pushtetit qëndror, por në vijim pushtetit vendor do ti jepen të tjera kompetenca në mënyrë që shërbimet të përmirësohen, tha Ministrja Kodheli.
Sipas saj viktor Tushaj është drejtimi i duhur për Lezhën, ndërsa kjo Aleancë do ta shoqërojë këtë shoqëri drejt një zhvillimi real.
Ndërkohë mjekët, ngritën si shqetësim aktual mungesën e mjekut reanimator, që shpesh herë ndikon në procesin e punës në shërbim të pacienteve.