Tushaj: Të shfrytëzojmë resurset qe sjellin zhvillimin

 

Kandidati i ASHE për bashkinë e Lezhës i shoqeruar nga ministrja Mimi Kodheli ka kërkuar votëbesimin e banorëve të fshatit Kakarriq, pjesë e komunës së Balldrenit.

Gjatë takimit me ta ishte Ministrja e Mbrojtjes ajo që iu bëri thirrje banorëve që të mbështesin Viktor Tushaj, si alternativen më te mirë që do ti sjellë Lezhës dhe rrethinave të saj zhvillimin e garantuar.

Sipas saj qeveria shqiptare me në krye z. Edi Rama ju jep fjalën e nderit se rinisë do ti kthejë buzëqeshjen dhe mbarë popullit besimin që u thye për kaq vite tranzicion.

“Ne nuk duam të shpërdorojmë besimin tuaj. Por Kakarriqi, ashtu si dhe cdo fshat apo qytet tjetër I këtij vëndi ka merituar më shumë se kaq. Me vizionin dhe projektet e tij Viktor Tushaj mundet të jetë bindës për ju ashtu sic është për qeverinë shqiptare,- tha më tej Ministrja e Mbrojtjes.

Ndërkohë kandidati Viktor Tushaj u ndal tek platforma e tij elektorale që synon mbi të gjitha zhvillimin e të gjitha zonave rurale. Sipas tij përmirësimi i infrastrukturës në zonën e Kakarriqit, zhvillimi i bujqesise, dhe përmiresimi i standarteve të shërbimeve janë pika kyce që do të marrin zgjidhje në muajt e  parë të qeverisjes vendore.

“Sfidat tona janë të përqendruara kryesisht në shfrytëzimin e atyre resurseve që Lezha ka, vënien e tyre në funksionim dhe rritjen e nivelit ekonomik të banorëve. Lezha më herët ka patur një sërë fabrikash që çlironin energji positive për ekonominë, dhe është pikërisht kjo ajo që do të bëjmë, të shfrytëzojmë resurset që sjellin zhvillimin ekonomik,-tha ndër  kandidati për bashkinë e Lezhës.

Ndërkohë banorët e zonës, i kanë shprehur mbështetje, duke e konsideruar një personalitet me vlera të larta njerezore e profesionale, dhe duke shprehur sigurinë se të gjitha këto do të dijë ti vërë në dispozicion të zhvillimit të Lezhës së madhe.

SHKARKO APP