Tusk vlerëson Shqipërinë për rolin në rajon: Gjeni gjuhën e dialogut me opozitën
Politika në Shqipëri duhet të gjejë gjuhën e dialogut dhe kompromisit. Ky është mesazhi i përcjellë nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.
Gjatë një konference të përbashkët për mediat Presidenti Tusk tha se Shqipëria duhet të jetë konstruktive në politikën e saj të brendshme, po aq sa tregohet konstruktive në marrëdhëniet me vendet e rajonit.
Donald Tusk ka velrësuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos hapur asnjë konflikt me fqinjët dhe ka theksuar se e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe me politikën brenda Shqipërisë, sidomos tani që afrojnë dhe zgjedhjet lokale ku bëri thirrje për dialog dhe kompromis.
Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka vënë sërish theksin tek nevoja e zgjerimit të Be-së , duke nënvizuar se Europa ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani për Europën. Rama tha se BE duhet të rrisë përpjekjet që vendet e Ballkanit të jenë stabël nga pikëpamja ekonomike.
Presidenti i KE,shprehu vlerësime për atë çfarë Shqipëria po bën në Shqipëri dhe Ballkan si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.