Tym dhe flakë para Kuvendit (FOTO DHE VIDEO)

Nga përplasje me protestuesve dhe policisë para parlamentit raportohet se kanë mbetur të plagosur 6 efektivë nga radhët e uniformave blu. Mes të lënduarve është edhe nëndrejtori i Policisë  së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Ndërkohë disa protestues janë shoqëruar nga policia. Protestuesit tentojnë të futen në parlament. Kjo është dita e 19 e protestës së tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që do të prishen nga zbatimi i projektit të Unazës së Vogël.

Por qeveria këmbëngul se ata kanë ndërtuar pa leje dhe rrjedhimisht nuk mund të marrin dëmshpërblim. Banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe banorët e zonës së Shkozës, si dhe deputetët e opozitës. Për të garantuar sigurinë rreth parlamentit ndodhen edhe forca të FNSH-së.

FOTOGALERI/Të gjitha pamjet nga protesta sot

Video/Protesta para Kuvendit

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2207553806126334/

Lexoni edhe:

SHKARKO APP