“Tymi i bardhë në Kavajë”, deputetët e PD-së “bllokojnë” facebook-un

Pas vendimit të Kryeminstrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së nga gara për zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë dhe të dorëheqjes të kandidatit të pavarur, Astrit Haka, zyrtarisht të dielën nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet e pjesshme për postin e kryetarit të bashkisë, shtyhen drejt një afati të papërcaktuar.

Por si e lexuan deputetët demokratë qëndrimin e Ramës?

Të menjëhershëm pas konferencës për shtyp, për aq sa u lexua, deputetët u ndjenë të “lumtur” aq sa vërshuan me postime në rrjete sociale, për fitoren e parë pas 77 ditësh qëndrim në çadër. Kryetari i PD, Lulzim Basha pas kthimit nga Kavaja, e ka cilësuar një fitore të qytetarëve të Kavajës tërheqjen e kandidatit të PS nga zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderimi im është për qytetarët fisnikë të Kavajës, që vendosën tërheqjen e Edi Ramës nga plani ogurzi për të kthyer monizmin në qytetin që përmbysi diktaturën komuniste. Falenderoj ata qindra mijëra kavajas demokratë e luftëtarë të lirisë, që me qëndresën e tyre u bënë një barrierë psikologjike e pakapërcyeshme e planeve ogurzeza të mafias dhe krimit”, tha Basha nga çadra e protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët e cilësojnë si fitore të qëndresës së PD-së dhe të kauzës të Shqiptarëve për zgjedhje të lira. Ata shprehin bindjen se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe se dorëheqja e Ramës në Kavajë, është nisja e ndërtimit të Republikës së Re. Aq të shumta janë postimet e tyre, sa në gjuhën e përditshme thuhet “shkatërrim i rrjetit”.

Të gjithë bien në sikron që, “Çadra e Lirisë”, siç e kanë etiketuar vetë deputetët, po sjell ndryshim për një Shqipëri të lirë për në zgjedhje dhe të një revolucioni demokratik. Në postimet e tyre në rrjete sociale, nuk mungojnë as vlerësimet ndaj liderit të tyre. “Lulzim Basha me vizionin dhe vullnetin e Tij, dëshmon çdo ditë e më shumë që do të jetë kryeministri i një Shqipërie me shpresë”, shkruajnë deputetët e PD-së.

Ja disa nga mesazhet e tyre:

Sali Berisha

Këtë vendim të kreut të qeverisë, ish-kryeministri Berisha e cilëson si fitore të Shqipërisë. Në një postim në facebook, Berisha është shprehur se Kavaja mposhti Noriegën, që për karrigen e tij mbi drogën dhe krimin donte të asgjësonte votën e lirë. “Fitoi Kavaja! Fitoi Shqipëria! Kavaja mposhti Noriegen, që për karrigen e tij mbi drogen dhe krimin do të asgjësojë votën e lirë dhe pluralizmin politik. Rroftë Kavaja! Rroftë Shqipëria! Rroftë Çadra e Lirisë dhe revolucioni demokratik! Fitore!”.

Arben Ristani

I pari nga deputetët që reagoi lidhur me vendimin e Ramës, deputeti Ristani edhe si një ndër organizatorët e protesës e cila do tu mbante në Kavajë, shkruajti në facebook se një ditë e bukur do agojë dhe kjo për të nisur ndërtimin e Republikës së re. “Me besim te kauza dhe te Basha, me të njëjtën ndjenjë në zemër për Shqipërinë demokratike, ditë e bukur do agojë për të nisur ndërtimin e Republikës së Re.

Mimoza Hajdarmataj

Për Mimoza Hajdarmataj, nuk u tërhoq kandidati por triumfuan kavajësit e lirë. Për të vendimi erdhi pas një qëndrimi të opozitës së bashkuar së bashku me qytetarët. “Kur kauza është e drejtë dhe në interesin kombëtar, çdo betejë fiton, qëndresa tejkalon çdo pengesë e vështirësi. Nuk u tërhoq kandidati, mëkëmbësi i Roshit, por triumfuan kavajasit e lirë, qytetarët, shqiptarët në Sheshin e Lirisë, demokratë dhe gjithë opozita e bashkuar. Nga ana tjetër, Lulzim Basha me vizionin dhe vullnetin e Tij, dëshmon çdo ditë e më shumë që do të jetë kryeministri i një Shqipërie me shpresë”.

Luçiano Boçi

Si njëri nga deputetët që ishte përgjatë këtyre ditëve në Kavajë, Luçiano Boçi, me ironi shkruan se si Rroshi, edhe Kryeministri mund të japë dorëheqjen nga dorëheqja. “Megjithatë Rama shoku Roshit është! Nuk është çudi që nesër sikurse ai dhe ky të japë dorëheqje nga dorëheqja!!! Ky s’e ka pêr gjë. Vëmendje!!!”.

Jorida Tabaku

Deklarata për shtyp e Ramës, për Jorida Tabakun ishte një moment ku Rama recitoi i lodhur përpara kamrave. Deputetja nuk nguron as të bëjë krahasime të këtij vendimi të kreut të qevërisë. “Gjatë luftës mes SHBA dhe grupeve komuniste në Vietnam, qeveria komuniste kineze lëshoi nje numër të lartë paralajmërimesh serioze drejtuar SHBA. Do te sulmojme SHBA. Derisa në 1966 Kina përmes një zyrtari lëshoi paralajmërimin e 400 serioz drejtuar atyre. Pesëdhjetë vite më vonë e njëjta taktike u ndoq nga kryeministri Rama që për rreth një muaj e gjysëm përsëriti frazën “do të hyjmë në zgjedhje pa opozitën”. Paralajmërimet serioze të kryeministrit u shfrynë si me magji sot, ndërsa recitonte i lodhur përpara kamerave të televizionit të tij personal tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë. Nuk ka zgjedhje pa opozitën”!

Eduard Halimi

Tërheqja e Ramës nga Kavaja, për deputetin Eduard Halimi është fitore e qytetarëve të Kavajës, fitore e Lulzim Bashës. “Tërheqja e Ramës nga Kavaja, fitore e qytetarëve të Kavajës, fitore e Lulzim Bashës, fitore e qëndrestarëve në çadrën e lirisë. Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ishte fitore e arsyes mbi arrogancën. Fitore..”

Albina Deda

E për deputeten Albina Deda, nga Kavaja nis rrëzimi i pushtetit monist. “Qëndresa prej 77 ditesh i dha frytet e para.Rama tërhiqet nga zgjedhjet në Kavajë! Aty ku nisi rrëzimi i pushtetit monist diktatorial para 27 vitesh, përsëri sot prej aty nga Kavaja, nis rrëzimi i pushtetit të krimit e drogës! Basha dhe qytetarët e lirë ja dolën dhe sot ata janë binomi i lirisë, binomi i fitores!”.

Arbjola Halimi

Me pak fjalë është mjaftuar edhe deuptetja e Arbjola Halimi. Ajo shkruan se beteja vazhdon. “U vulos. Nuk ka zgjedhje në Kavajë. Beteja vazhdon”.

Irma Kopliku

Për deputeten Kopliku, fitorja në Kavajë nuk është e para. Mesazhi i saj, shkon për rezistencën e qytetarëve por shprehet se rruga nuk është e lehtë. “Sot nuk është fitorja e parë. Çdo ditë ka qenë një fitore më vete. Rezistenca e qytetarëve korri fitoren e rradhës, por jo të fundit. Të gjithë bashkë jemi kundër një të vërtete të zezë që e dinë të gjithë, të majtë e të djathtë, të varfër e të pasur, pleq e femijë.  Nuk do jetë rrugë e lehtë. E shkurtë jo e jo, por në fund të kësaj rruge do kemi një Shqipëri më të mirë.  Me drogën dhe krimin nuk bëhet pazar. Kjo nuk është Shqipëria që duam, por atë Shqipëri do e ndërtojmë bashkë.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?