U anulua takimi me Ramën? Përgjigjet njeriu i Trump

Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë reagimin e Richard Grenell, i cili përgënjeshtron lajmin e publikuar nga Partia Demokratike. Sipas këtij lajmi, takimi i planifikuar në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të Trump ku lobist do të ishte Richard Grenell, ishte anuluar.

Fillimisht ishte i Dërguari Special i SHBA-së për Misione, Richard Grenell ai i cili reagoi lidhur me këtë lajm duke u shprehur në platformën X se në këtë histori nuk kishte asgjë të vërtetë.

“E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet).

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTË. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet”, shkruan Richard Grenell drejtuar themeluesit te Politiko.al, Alfred Lela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?