U arrestuan të gjithë burrat e fshatit për drogë, policia zbardh skemën e aktivitetit kriminal

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin “Kepi i vozajve” e zhvilluar në Dibër, ku në pranga janë vënë 14 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sipas policisë, organizatori i këtij aktiviteti kriminal është shtetasi G. Koleci, i cili ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të fshatit.

Ky person, sipas policisë gjente edhe tregun për shitjen e lëndëve narkotike dhe kjo bëhej përmes djemve të tij.

Personat e arrestuar akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje, mbajtje i armeve, i armëve shpërthyese dhe municione.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Finalizohet me sukses megaoperacioni antidrogë i koduar “KEPI I VOZAJVE”.
Operacioni i zhvilluar nga DVP Dibër, Komisariati i Policisë Mat, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Tiranë, DVP Durrës, FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat.
Goditet dhe shkatërrohet grupi kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 14 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e rasteve të kultivimit dhe të tentativave për kultivim të bimëve narkotike të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Mat, nga strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të Komisariatit të Policisë Mat, në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, në funksion të procedimit penal nr 134, viti 2019, u zhvillua dhe u finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar “KEPI I VOZAJVE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit:
Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat
Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Idajet Koleci, 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Albert Koleci, 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.
Agim Koleci, 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.
Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.
Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:
Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë.
Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë.
Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë.
Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë.
Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.
Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak.
Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.
Nën drejtimin e Prokurorisë nga strukturat hetimore të DVP Dibër e Komisariatit të Policisë Mat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.
Ky operacion tregoi edhe njëherë një bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturave në varësi të saj me Prokurorinë dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese për të luftuar bashkarisht krimin.
Duke përfituar nga rasti dua të falënderoj qytetarët e qarkut Dibër për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe të përcjell mesazhin për zero tolerancë gjatë vitit 2022 në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë kuadër ftoj cilindo që disponon informacion për persona që tentojnë për të kultivuar bimë narkotike të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 apo të dërgojnë mesazh në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.
Faleminderit!

SHKARKO APP