U dënua me shërbim prove, ministri Manja takon Bojken Lakon: Do kemi një projekt mjaft interesant

Tre vite burg të konvertuar në shërbim prove vendosi Gjykata për kantautorin Bojken Lako. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti këtë të hënë në një takim kantautorin e mirënjohur.

Përmes një postimi në facebook, Manja thotë se Lako do të jetë shembulli i parë i vizioni të ri për Shërbimin e Provës. ”Biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”.

Postimi i plotë

Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë.

SHKARKO APP