U dënua për ndërtim pa leje? Çudit poetja Mimoza Ahmeti: Nuk di gjë. Besoj se është fake

Poetja e dashur nga të gjithë, Mimoza Ahmeti me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga Gjykata për ndërtim të paligjshëm. Fjala është për dy kate pa leje. Por Ahmeti ka çuditur me reagimin e saj për ”Gazetën Express”, pasi thotë se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë. “Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake. Nuk jam njoftuar nga Prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare”.

Prononcimi i Mimoza Ahmetit për Gazetën Express

Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?

Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.

Pyetje: A nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?

Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…

Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…

Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them. Nuk di gjë.

SHKARKO APP